Nga dita e hënë paralajmërohet mot shumë i nxehtë me temperatura maksimale të cilat do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa të martën dhe të mërkurën në disa vende do të kalojnë mbi 35.
Të mërkurën deri të premten, sipas sinoptikëve, priten të reshura lokale dhe bubullima në orët e pasdites.