Nga dita e martë, Austria në “bllokim” total

Të martën Austria do të hyjë në një mbyllje të dytë kombëtare, për të paktën dy jave e gjysmë, pasi rritjes së shifrave Covid, 10 herë më shumë nga sa pritej. Kancelari Sebastian Kurz njoftoi të shtunën në një konferencë shtypi, masat dhe pohoi se qeveria ka dështuar në gjurmimin e rasteve të reja.

Marketing

“E vërteta është që autoritetet nuk janë në gjendje të gjurmojnë 77% të rasteve të reja, çka do të thotë se ato nuk dinë më se nga vijnë infektimet,” tha ai.

Nën masat e reja, të gjitha shërbimet jo thelbësore do të mbyllen e po kështu edhe shkollat, ku mësimi do të kryhet online. Njerëzit do të dalin nga banesat vetëm për arsye specifike. Mbyllja do të  vazhdojë deri në 6 Dhjetor.

“Në Austri ne kemi aktualisht një mesatare prej 7000 infektimesh në ditë. Në shumë rajone shifrat po rriten në mënyrë eksponenciale, si për shembullin në Austrinë e Sipërme,” tha Kurz.