Ministria e Shëndetësisë njofton se janë sigurur sasitë shtesë të vaksinave komerciale për gripin sezonal, dhe se vaksinimi do të vazhdojë ditën e hënë në Qendrat e Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, për herë të parë siguroi 28.000 doza të vaksinave pa pagesë kundër gripit sezonal për personat mbi 65 vjeç dhe për ata që kanë një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.
Bëhet fjalë për vaksinë me katër nivele të influencës që mbron nga katër lloje të gripit dhe është nën prodhimin e kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”. Por, paralelisht me Ministrinë e shëndetësisë edhe 10 Qendrat shëndetësore publike, në mënyrë të pavarur kanë realizuar procedurat për blerje publike për 13.100 sasi të vaksinave komerciale, si në vitet e kaluara.
Këtë vit, janë siguruar gjithsej 41.000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, domethënë këtë vit numri i vaksinave është rreth 45% më i lartë se në sezonet e mëparshme.