Babai i një foshnje dymajshe në Shangai të Kinës ka arritur të krijoj diçka shumë unike – një çantë apo më mirë thënë pajisje speciale që do t’ia mundësojë atij dhe partneres që ta nxjerrin fëmijën e tyre për shëtitje, pa pasur frikë së mund të infektohet me coronavirus.
Pajisja ka të vendosur edhe sensor për matjen e cilësisë së ajrit brenda hapësirës ku qëndron foshnja, si dhe filtrat që vendosen për të parandaluar çfarëdo papastërtie të futet brenda për ta dëmtuar foshnjën
Cao Junije, 30-vjeç, ka arritur që një çantë që përdoret për transportimin e maceve ta shndërroi në një çantë për transportimin e foshnjës së tij, tani kur bota po përballet me pandeminë e coronavirusit.
Madje në të i ka vënë të gjitha pajisjet e nevojshme që ta mbajnë sa më të sigurtë fëmijën e për këtë ai thotë se është inspiruar nga një film i zhanrit fanta-shkencë.
“Për shkak të epidemisë i kam kaluar një muaj duke e modifikuar këtë çantë. Ajo mund të jetë shumë e sigurt për fëmijën, në veçanti tani kur coronavirus është përhapur nëpër botë”, ka deklarar Cao.