
Uragani Florens që i goditi shtetet Karolina Veriore dhe Jugore, si dhe Virxhinia, deri më tani mori 17 jetë, lajmëruan mediumet amerikane.
Mbi 640 mijë banorë janë pa rrymë. Qyteti Uillmington në Karolinën Veriore tërësisht është shkëputur nga bota për shkak të vërshimeve, ndërsa personat zyrtarë kërkuan ndihmë nga policia dhe nga garda nacionale. Rrugët drejt qytetit jaë të pakalueshme. Uillmingtoni ka 120 mijë banorë.
Uragani u dobësua deri në nivel të stuhisë tropike, por mbetet rreziku nga vërshimet për shkak të nivelit të rritur të ujërave të lumenjve.
Mediumet amerikane lajmërojnë se në ditët në vijim janë të mundshme vërshime më të mëdha në historinë e Karolinës Veriore. Në qytetet Nju Bern dhe Xheksonuill nga vërshimet janë shpëtuar mbi 900 njerëz. Dëmi potencial kap vlerat prej dhjetë deri 60 miliardë dollarë.