Manchester City ka arritur marrëveshje me gjigantin kroat, Hajduk Split për të blerë talentin 18 vjeçar. Ante Palaversa.
Mesfushori qëndror ka qenë cak i Pep Guardiolës pasi trajnerit spanjoll i është propozuar nga skuatët e Cityt.
Trajneri spanjoll ka mbetur i magjepsur nga talenti i kroatit duke insistuar në blerjen e tij.
Palaversa do të nënshkruaj me Cityn gjatë kësaj jave, ndërsa do të mbetet i huazuar te Hajduku deri në fund të sezonit.
Talenti i Kroacisë U19 vlerësohet si Luka Modrici i ri në Kroaci, por që loja e tij ngjanë shumë me futbollin që luan Toni Kroos.
Palaversa ka arritur që si një adoleshent të shndërrohet në një futbollist të pazëvëndësuar te Hajduku duke marrë vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane.