Në muajin maj zyrtarët filluan të marrin paga më të larta për rreth 1000 euro, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit zyrtarët mund të rriten për gati 80 për qind. Gjykata Kushtetuese deklaroi se nuk ka vendosur për shumën e pagave, por është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë së dispozitave të veçanta.
Funksionarët nga janari i vitit të ardhshëm do të marrin paga deri në 400 euro më të larta se ato që pranojnë tani. Kjo vjen në bazë të dispozitave ligjore dhe harmonizimit të pagave ku sivjet rritja e pagës mesatare është më e lartë në raport me vitin paraprak, andaj edhe rritje është më e madhe. Presidenti i shtetit me fillimin e vitit të ardhshëm do të ketë të ardhura prej afër 190 mijë denarë apo mbi 3000 euro, ndërsa kryeministri do të ketë pagë prej 180 mijë denarë, përderisa të zgjedhurit e popullit apo deputetët do të kenë paga më të larta se 122 mijë denarë. Një rritje e tillë vjen në kohën kur të punësuarit në më shumë sektorë kërkojnë paga më të larta, ndërsa as pensionistët nuk janë të kënaqur me pensionet e tyre. Me fjalë tjera, me mija zyrtarë – ministra, zëvendësministra, deputetë, gjykatës, kryetarë komunash, drejtorë dhe persona të tjerë të zgjedhur dhe emëruar do të marrin rritje nga 150 në 400 euro në muaj nga 1 janari 2024. Gjithashtu zyrtarët në vend marrin paga më të larta me 78 për qind nga muaji prill prej afër 1000 euro më shumë në mesatare.
Në muajin maj zyrtarët filluan të marrin paga më të larta për rreth 1000 euro, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit zyrtarët mund të rriten për gati 80 për qind. Gjykata Kushtetuese deklaroi se nuk ka vendosur për shumën e pagave, por është kërkuar vlerësimi i kushtetutshmërisë së dispozitave të veçanta. Është vlerësuar si antikushtetuese ngrirja e bazës deri më tani. Nga atje shtojnë se ndryshimet dhe korrigjimet e pagave janë përgjegjësi e Kuvendit dhe nismave ligjore që e mundësojnë këtë,ndërsa Gjykata Kushtetuese nuk vendos për pagat. Ekspertët ekonomik thonë se edhe me rritjen prej 78 për qind pagat e zyrtarëve me 2000 euro janë deri pesë herë më të larta se pagat punëtorëve të tekstilit apo shitësve, apo për disa herë më të larta se pagat në arsim apo shëndetësi. Njohësi i çështjeve ekonomike Branimir Jovanoviq thekson edhe krahasimet në shtetet evropiane midis pagave të zyrtarëve dhe profesioneve tjera. “Në Austri, për shembull, paga e deputetëve është rreth tre herë më e lartë se paga mesatare në vend, e cila është afërsisht e njëjtë me atë në Maqedoni para kësaj rritjeje. Ajo që është interesante në Austri kur bëhet fjalë për pagat është se nëpunësit civilë trajtohen si të gjithë punëtorët e tjerë. Paga e tyre në vitin 2023 është rritur aq sa është rritur për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, apo për rreth 5 për qind”, thotë Jovanoviq.
Nga ana tjetër, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zyrtarët deklaruan se do të punonin për korrigjime, që pagat të mos ishin aq të larta, por gjithçka mbeti në premtime.
Autoritetet kanë siguruar prej muajsh se me ligjin e ri të pagave do të vendoset rend me pagat e zyrtarëve. Qëndrimi i Qeverisë ka qenë se duhet të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por nga aty kanë bërë të ditur se po kërkohet zgjidhje që të mos rriten kaq shumë pagat e zyrtarëve. Fillimisht ata thanë se po shqyrtohet mundësia e uljes së koeficientëve në përllogaritjen e pagave, por më pas thanë se përmasat e pagave të zyrtarëve do të rregullohen me një zgjidhje të re ligjore. Një ligj i tillë nuk është miratuar deri më tani, kështu që mbi një mijë zyrtarë shtetërorë, përfshirë edhe më të lartët, marrin rritje pagash prej 78 për qind.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë kërkon të mos ketë diskriminim në lidhje me dispozitat ligjore për rritjen e pagave kur bëhet fjalë për zyrtarët në krahasim me punëtorët. Andaj LSM një muaj më parë dorëzoi propozimin në Parlament për uljen e pagave të zyrtarëve për 78 për qind. Me të, ata kërkojnë ndryshime të menjëhershme të nenit 11 të Ligjit për paga dhe shtesa të tjera të deputetëve dhe të personave të tjerë të zgjedhur dhe të emëruar në shtet. “Propozojmë që rritja e pagave për punonjësit dhe zyrtarët e sektorit publik të jetë në parime të barabarta pa diskriminim në përputhje me parimet e dakorduara në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik dhe rregullat që punëtorët të zbatohen në mënyrë të barabartë për zyrtarët, kështu që nëse Qeveria konsideron se një rritje pagash prej 10 për qind nga shtatori 2023 dhe vendosja e një metodologjie për llogaritjen e pagave bazuar në parimin e pagës mesatare bruto dhe koeficientit të kompleksitetit të punës, por duke filluar nga 1 marsi 2025 për punëtorët, të njëjtin parim zyrtarët duhet të zbatojë edhe për veten e tyre dhe që kjo është arsyeja pse LSM-ja e bën këtë propozim pikërisht në drejtim të zbatimit të parimeve të barabarta për pagat e të gjithë punonjësve në sektorin publik dhe zyrtarëve të zgjedhur e të emëruar, pavarësisht nëse është në nivel qendror apo lokal”, thonë nga LSM.