Nga java e ardhshme fluturime të drejtpërdrejta të “Vizer” nga Ohri për në Malmo dhe Milano

Nga java e ardhshme fillojnë fluturimet e para të linjave të drejtpërdrejta në relacionin Ohër – Malmo dhe Ohër -Milano, që do t’i realizojë kompania ajrore me buxhet të ulët “Vizer”.

Marketing

Të hënën në aeroportin e Ohrit “Sh. Apostol Pavle” do të ateroj aeroplani i parë prej Malmos, ndërsa një ditë më vonë të martën do të vendoset edhe linja e drejtpërdrejtë e aeroplanëve në linjën Ohër-Milano.

Është paraparë që fluturimet në të dy linjat gjatë sezonit turistik veror të realizohen dy herë në javë edhe atë deri më 13 shtator fluturimet prej aeroportit të Ohrit në Malmo janë të hënën dhe të premten, ndërsa prej 18 shtatorit të mërkurën dhe të dielën, ndërsa fluturimet për në Milano deri më 30 marsdo të jenë të martën dhe të shtunën, ndërsa prej 1 prillit të hënën dhe të premten.

Në pajtim me marrëveshjen e nënshkruar mes Qeverisë dhe “Vizer”, kompania ajrore është e obliguar nga korriku të fillojë me realizimin e fluturimeve të drejtpërdrejta për në Ohër nga qytetet gjermane Meningen dhe Dortmund.