Nga Korona te Dezinfektues: 7 emrat më të çuditshëm të bebeve gjatë pandemisë

Në fillim të prillit, emrat e binjakëve të lindur në mesnatën e 26 marsit në Raipur, Indi, bënë xhiron e rrjetit. Vajza u quajt Corona, ndërsa djali Covid. Të pyetur nga mediat lokale, prindërit u shprehën se emrat binjakëve do t’i kujtojnë periudhën e vështirë në të cilën lindën, teksa vendi përballej me një pandemi vdekjeprurëse.

Marketing

Një tjetër emër bebi në Indi u frymëzua nga koha e koronavirusit. Sipas medias lokale Deccan Herald, prindërit vendosën ta quanin vogëlushin e porsalindur Sanitiser (dezinfektues). “Të gjithë po luftojmë me virusin, nga kryeministri te njerëzit e thjeshtë. Ky është kontributi ynë,” mësohet të ketë thënë i ati i Sanitiser-it, Omveer Singh. Më fal, kontribut? Për çfarë?

Sipas Kidspot, një media australiane me në qendër prindërimin, bebet dhe mëmësinë, koronavirusi ka frymëzuar edhe emra të tjerë të pazakontë.

– Lockdown (izolim) u quajt një fëmijë i lindur në Uttar Pradesh, Indi.
– Covid Bryant mendohet se është emri i përzgjedhur për një bebe, frymëzuar nga virusi si edhe Kobe Bryant, legjenda e basketbollit që u nda nga jeta pak kohë më parë.
– Covid Rose është një tjetër emër, për të cilin ekziston edhe një certifikatë lindjeje në internet. Mendohet se fëmija u lind diku në Filipine.
– Coviduvidapdap, një tjetër emër i vendosur në Filipine.

Po kështu, nisur nga memet nëpër rrjete sociale, nuk përjashtohen as emra si: Ko’rona Vyress, Quarantina, Kovy, Covida, K-Vid, Pandemica, Vyruz.

Marketing