Nga Kovid-19 humbi jetën një i burgosur

Në kushte spitalore, dje në moshën 72-vjeçare ndërroi jetë një i burgosur nga Shtëpia ndëshkuese-përmirësuese “Idrizovë”. “I burgosuri tashmë i ndjerë ishte ankuar për vështirësi në frymëmarrje, pas çka menjëherë me automjet të posaçëm është dërguar në spital.

Marketing

Ai paraprakisht nuk ishte ankuar për kurrfarë simptoma të tjera, por bëhet fjalë për person i cili ka pasur formë të rënë të diabetit, për ç’shkak i ishte amputuar këmba. Gjatë pranimit në spital, 72-vjeçari ishte testuar për Kovid-19, ndërsa testi ka rezultuar pozitiv.

Për fat të keq, për shkak të komplikimeve ai ndërroi jetë, ndërsa trupi është dërguar për obduksion”, njoftojnë autoritetet spitalore.

Aktualisht në burgun e Idrizovës, sipas të dhënave zyrtare numri i të infektuarve nga Kovid-19 është gjithsej 17 të burgosur, të cilët janë vendosur në izolim me qëllim të mos përhapjes së mëtutjeshme të virusit.

 

Marketing