Nga ky vit, 8 dhjetori në Rumani do të festohet si Dita e gjuhës maqedonase

Në prani të përfaqësuesve të lartë të institucioneve shtetërore rumune, senatorë, deputet, përfaqësuesve të Shoqatës së maqedonasve në Rumani dhe të ftuarve të tjerë përfaqësuesve të pakicave të tjera kombëtare, së bashku me delegacionin maqedonas të udhëhequr nga ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë përgjegjës për diasporën Edmond Ademi u festua “Dita e gjuhës maqedonase në Rumani”, në ambientet e Klubit Diplomatik në Bukuresht.

Marketing

Në këtë eventiment me fjalim u drejtuan deputetja përfaqësuesve të komunitetit maqedonas në Parlamentin Rumun, Marina Venera Popesku, Ministri Edmond Ademi, ish-Ministri i drejtësisë dhe Punëve të jashtme të Rumanisë dhe Senator aktual, Titus Corlatean, Drejtori i Agjensionit për Imigracion, Nikola Shalvarinov, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bukuresht, Gabriel Atanasov dhe kryetarja e Shoqatës së maqedonasve, Laura Ellen Rogobete Kristescu.

Nga ajo që u tha në këtë eveniment, u konstatua që maqedonasit në Rumani përfaqësojnë një urë për bashkëpunim dhe ruajtjen e miqësisë tradicionale mes dy vendeve dhe kombeve si në planin institucional ashtu edhe në atë kombëtar, kulturor, gjuhësor për ruajtjen e vërtetë të identitetit, kulturës dhe ruajtjes origjinale të traditës kombëtare.

Ministri Edmond Ademi theksoi se Maqedonasit në Rumani janë të motivuar nga besimi në njohjen e Koneskit, por dhe nga këmbëngulja shpirtërore dhe durimi i Shën. Klementit, si dhe nga vizioni i Kërste Petkov Misirkov dhe nga të gjith veprimtarët dhe edukatorët maqedonas, të cilët mbrojtën vendin e merituar të gjuhës maqedonase në thesarin botëror të gjuhëve.

Ministri Ademi uroi dhe shpreson se Dita e gjuhës maqedonase në Rumani do të vazhdojë të festohet tradicionalisht në të ardhmen, dhe thekoi së përkushtimi dhe dedikimi i sotëm do të jetë dhe arsyja e suksesit në misionin e saj historik në prosperitetin e maqedonasve në Rumani për brezat aktual por dhe për gjeneratat e ardhshme.

U potencua se Rumania është një përkrahës i përhershëm i interesave themelore kombëtare të Republikës së Maqedonisë në drejtim të integrimeve evropiane, bashkëpunimit rajonal dhe për stabilitetin e përgjithshëm, prosperitetit ekonomik dhe social të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nga përfaqsuesit e instuticioneve qeveritare Rumune, prezent në këtë eveniment, informuan se nga 1 janari 2019, gjatë presidencës gjashtëmujore me Këshillin e BE-së, Rumania do të jetë bashkëbiseduesi kryesorë për intergrimin e shteteve të Ballkanit Perendimorë në BE, ku posaçërisht kanë mbështetur aktivitetet reformuese të qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe plotësisht do të mbështetin nisjen e negociatave të Maqedonisë me BE-në , në qeshor të vitit 2019.

Gjatë manifestimit të “Ditës së gjuhës maqedonase”, anëtarët e Shoqatës së maqedonasve në Rumani kishin përgaditur dhe një program të pasur kulturor dhe artistik me këngë dhe valle origjinale popullore si dhe nekspozitë me piktura me motive nga Maqedonia.