Nga marsi pagë e re minimale, rreth 1.800 denarë më shumë për shkak të harmonizimit ligjor

Ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, iu kërcënua prodhuesve, distributorëve dhe tregtarëve që të mos rritin çmimet e produkteve themelore ushqimore që nuk janë pjesë e “Shportës së Vitit të Ri”. Ai në brifingun e fundvitit me gazetarë, tha se në tavolinë e ka vendimin për ngrirjen e çmimeve të këtyre produkteve.

 

“Nuk mund t’i sanksionojmë për shkak të mosrespektimit të “Shportës së Vitit të Ri”. Nëse tregtarët, distributorët dhe prodhuesit i rritin çmimet e produkteve themelore ushqimore që nuk janë pjesë e kësaj mase, nëse duhet edhe natën do ta nënshkruaj vendimin për çmimet dhe Qeveria do t’i ngrij”, tha Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Marketing

Ministri pohon se çdo ditë inspektorët nga Inspektorati i tregut janë në terren dhe ndjekin nëse ka rritje të çmimeve. Durmishi paralajmëroi se edhe pas harmonizimit të rregullt të pagës minimale, që do të kryhet në mars të vitit 2025, paga minimale me shumë gjasa do të jetë 24.400 denarë.

“Shuma totale e pagës minimale që do të vlejë nga marsi i vitit të ardhshëm do të dihet pasi të merren të dhënat për inflacion dhe pagën mesatare në 2024 pas çka do të harmonizohet paga minimale”, u shpreh Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë dhe Punës.

 

 

Për momentin paga minimale është 22.567 denarë ndërsa sindikatat kërkojnë që e njëjta të jetë 27. 000 denarë, ndërsa për këtë duhet të ndryshohet ligji për pagë minimale e jo të ketë vetëm harmonizim në nivel vjetor.

Edhe pse ditë më parë OEMVP e riaktuelizojë kërkesën për pagën minimale prej 500 eurove duke u ulur kontributet sociale që i paguajnë kompanitë prej 47,7 në 32%, por një kërkesë të tillë aspak nuk i është dorëzuar Këshillit socio-ekonomik i cili është kompetent për ta shqyrtuar këtë kërkesë.

Durmishi theksoi se shqyrtohet se cilat veprimtari mund të punojnë të dielën por tha se nuk mendohet për shfuqizim të plotë të “E diela, ditë jopune”. U paralajmërua se pas Vitit të Ri do të shqiptohen gjoba për mosrespektim të Ligjit për praktika të padrejta tregtare.

Marketing