Nga mëngjesi filloi shpërndarja e materialeve për votim

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir, në prani të presidentit, nënkryetares dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u dorëzua materiali i besueshëm i votimit dhe filloi shpërndarja e tij në 80 komisionet komunale zgjedhore. Shpërndarja bëhet sipas 17 rutave të përcaktuara paraprakisht. Sa i përket organizimit jemi gati, shpërndarja do të bëhet sipas atij kursi dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme, njofton KSHZ-ja. Gjatë ditës së nesërme do të bëhet edhe shpërndarja e aparateve për identifikim biometrik. Për zgjedhjet presidenciale janë shtypur gjithsej 1.814.000 fletë votimi, aq sa janë votues të regjistruar në Listën zgjedhore.

Marketing
Marketing