Nga mesi i javës së ardhshme temperaturat do të jenë mbi 40 gradë!

Nga e enjtja Maqedonia hyn në fazën portokalli, me temperatura dukshëm të larta që do të arrijnë deri në 42 gradë – njoftojnë nga Administrata për Çështjet Hidrometeorologjike. Nga atje njjoftojnë se vendi po përjeton ndikimin e një mase ajrore shumë të ngrohtë nga jugu, duke bërë që moti i nxehtë të mbetet i pranishëm edhe gjatë javës së ardhshme.

Marketing

”Vazhdon periudha e motit me diell dhe shumë I ngrohtë, përveç të dielës ku pasdite do të ketë kushte të izoluara jostabiliteti me reshje të dendura shiu dhe bubullima. Temperatura e ditës kudo, do të jetë mbi 30 gradë Celsius, e disa vende do të kalojë 40 gradë Celsius. Nga e enjtja deri në mesin e javës së ardhshme në disa vende do të aktivizohet niveli i portokallisë për rrezikun e temperaturave të larta, thonë nga Administrata për Çështjet Hidrometeorologjike” – thonë nga Administrata për çështjet Hidrometeorologjike.

Dr. Gjorgi Karamanovski nga Poliklinika Bukuresht jep disa këshilla për tu përballuar me temperaturat e larta dhe kushtet e motit të ngrohtë.

”Nëse ndjejmë se kemi një lloj marramendjeje, paqëndrueshmërie ose një gjendje ku ndjejmë se po humbasim vetëdijen, gjëja e parë dhe më e rëndësishmja është të ndihmojmë veten, të lëvizim diku anash, të ulemi,  dhe nëse është e mundur per te shtrire kembet duhet te jene pak me lart ne raport me trupin, te pime lengje, nese ka dicka te kripur per te kafshuar, keshtu do te rrisim presionin. – thotë Dr. Gjorgi Karamanovski – Poliklinika Bukuresht

Me rritjen e temperaturave, shtohen edhe thirrjet në shërbimet e urgjencës. Mjekët kujtojnë qytetarët të shmangin qëndrimet e gjata në natyrë, të vishen me rroba të lehta pambuku, të marrin lëngje të mjaftueshme dhe ushqime të lehta, dhe të kenë kujdes të veçantë  gratë shtatzëna dhe për pacientët me sëmundje kronike. /tvklan.mk/