Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator Energjetik solli vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,11 % në raport me
vendimin e datës 31.05.2022.

Marketing

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 rriten për 3,00 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 2,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU nuk ndryshon.

Nga data 2.6.2022, ora 00:01 çmimet e reja të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 107,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 109,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 97,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 95,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 54,640 (denarë/kilogram)