Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,14% në raport me vendimin e datës 21.9.2022.

– Advertisements –

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 ulet për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-95 ulet për 0,50 den/litër.

Marketing

Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,623 den/kg dhe tani do të jetë 49,768 den/kg.

Nga data 27.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 84,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 86,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 91,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 87,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 49,768 (denarë/kilogram)