Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,97% në raport me vendimin e datës 9.10.2023.

Marketing

Nga data 13.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,00 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU 45,087 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,00 denarë/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.