Nga mesnata rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,42 % në raport me vendimin e datës 22.1.2024.

Marketing

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) rriten për 1,50 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,293 denarë për kilogram.

Nga data 30.1.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 79,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 81,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 76,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 41,439 (denarë/kilogram

Marketing