Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,04 % në raport me vendimin e datës 3.1.2023.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulet për 0,50 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 10.1.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 79,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 81,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 79,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,283 (denarë/kilogram)