Nga momenti i lindjes tek pesha pas shtatzënisë, Eliona tregon si ka ndryshuar jeta e saj pasi u bë mama

Ka kaluar 1 muaj e pak që nga koha kur Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë. Prej 22 marsit jeta e saj ndryshoi plotësisht me ardhjen e të voglës, që aktorja vendosi ta pagëzonte me emrin Gala.

Aktorja ka zhvilluar sot  një bisedë të shkurtër virtuale me ndjekësit. Të gjithë kanë qenë të interesuar si shkon jeta e saj pas lindjes dhe Eliona nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet një më një.

Aktorja ka treguar për ndjekësit se ka humbur shumë peshë nga lindja dhe madje është më e dobët akoma seç ka qenë para se ta merrrte vesh që ishte shtatzënë.

Marketing

Image

Insta

 

“Sa kile ke humbur nga pesha pas lindjes?”, e pyeti ndjekësi.

“Kam rënë shumë, jam akoma më e dobët sesa kam qenë më përpara se të merrja vesh që isha shtatëzënë! Pra përveç se kam humbur të gjitha kilogramët që mora në shtatzëni, humba dhe nga pesha e mëparshme”, tha Eliona.

Image

Insta

Ajo nuk ka ngurruar që t’u përgjigjet të gjithë atyre që kanë qenë kuriozë të dinë se si po përjeton periudhën pas lindjes.

Më poshtë po ju sjellim disa nga pyetje-përgjigjet që Eliona ka realizuar me fansat.

-Pas rënies së shpejtë në peshë, ke pasur probleme me strijat në trup?

Jooo, fatmirësisht nuk pata fare strija.

-A e ushqen me gji pupushen?

Poo.

-Sa kilogramë e bëre bukuroshen? Si i humbe kilogramët pas lindjes?

Gala lindi 3250 gramë. Unë nuk kam bërë asgjë për të rënë në peshë, kam rënë vetë domethënë.

Image

Insta

-E ke bërë vetë apo me operacion natyral?

Natyrale

-Si ishte momenti kur e more në krahë për herë të parë?

Momenti më i bukur i jetës, aty kupton përse jeton.

Image

Insta

Marketing