Nga Negotina u dha mesazhi, të Hënën komuna e Vrapçishtit rikthehet në duart e popullit

Në Negotinë sonte në mbështetje të Kandidatit për Kryetar të komunës së Vrapçishtit Nebi Rexhepi qëndroj Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti së bashku me koordinatorin gjegjësisht kryeparlamentarin Talat Xhaferi të cilët para banorëve shprehën mendimin, idetë dhe pse të dielën duhet që të votohet Nebi Rexhepi.

Marketing

Xhaferi nuk la pa përmendur as luftën e as paqen duke nënvizuar se BDI sot para popullit ka nxjerrë kuadro të reja të cilët do të udhëheqin Komunën e Vrapçishtit në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar të gjitha idetë projektet dhe vizionin e Rexhepit për të ardhmen.