Nga nesër ndryshon moti!

Në ditët në vijim do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira, ndërsa nesër pasdite në pjesët jugperëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale të shiut, paralajmëron DPHM.

Marketing

Reshje më intensive priten nga e enjtja deri të shtunën, kur do të fryjë edhe erë e përforcuar deri e fuqishme nga drejtimi jugor.

Nesër temperatura minimale do të jetë minus një gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 19 gradë.

Sipas parashikimeve, nga e marta deri të shtunën temperaturat do të lëvizin mes 13 dhe 22 gradë.