Nga nesër qarkullimi rrugor Thumanë- Kashar me pagesë, ja sa do të kushtojë 

Kalimi me makinë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, nga e shtuna do të jetë me pagesë.

Marketing

 

Kompania koncesionare ka njoftuar më herët, se nga data 4 janar do të nis aplikimi i tarifës së miratuar, tarifë e cila nis nga 2.1 euro pa TVSH.

 

Sipas të dhënave kjo tarifë do të rishikohet çdo vit sipas të luhatjeve të kursit të këmbimit.

 

 

Aksi Thumanë Kashar ka një gjatësi prej 30 km. Rruga përfundoi në verën e vitit të kaluar. Deri më tani qarkullimi për mjetet ka qenë pa pagesë, pasi kompania kreu testimet e nevojshme, me qëllim shmangien e krijimit të radhëve.

 

Ky aks rrugor është pjesë e korridorit Adritiko-Jonian. Gjatë muajit dhjetor qeveria miratoi tre kontrata koncesionare që janë pjesë e këtij korridori. Konkretisht, Milot –Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj –Fier. Miratim i tyre i hap rrugë lidhjes së kontratës dhe nisjen e punimeve gjatë këtij viti.

Paralelisht me projektet për korridorin Adriatik –Jonian, me financime të buxhetit të shtetit, këtë vit një vëmendje të shtuar financimi ka edhe korridori i VIII, ku zgjerimi i Elbasan-Qaf-Thanë dhe ndërtimi i Bypassit të Elbasanit janë në fokus të punimeve nga Autoritetit Rrugorë.  https://youtu.be/iJ8uWKgophY?si=uElwPv_NqN39kL0r

Marketing