Nga nesër, regjim i veçantë komunikacioni në urën “Goce Dellçev”

Nga dita e nesërme do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit në urën “Goce Dellçev” në Shkup, qarkullimi i komunikacionit nga QT Mavrovasja drejt Qeverisë do të zhvillohet në një korsi, ndërsa komunikacioni në nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të zhvillohet në dy korsi, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Marketing

“Nga e mërkura (14 gusht) deri të hënën (19 gusht), nën regjim të përkohshëm të komunikacionit do të jenë rruga nga Mavrovasja drejt Qeverisë ku trafiku do të zhvillohet në një korsi, ndërsa komunikacioni në shtrirjen nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të zhvillohet normalisht. Shenjat për zhvillim të përkohshëm të komunikacionit në shtrirjen nga Posta drejt Pallatit gjyqësor do të mbeten në bulevard deri në përfundimin e punëve në trotuar, ndërsa barrikadat do të vendosen përskaj rrugës për shkak të sigurisë gjatë punës në trotuar”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit përkujtojnë se fazat e implementimit të regjimit të përkohshëm të komunikacionit do të zgjasë 40 ditë, përkatësisht prej 9 korrik deri më 19 gusht të këtij viti.