Nga nesër transmetohet mësonjëtorja televizive

Televizioni publik prej nesër do të fillojë transmetimin e emisionit “Mësonjëtorja televizive” për nxënësit e klasës së parë. Ata do të mund të dëgjojnë ligjërata nga arsimtarët prej orës 10:30 deri në ora 13.

Marketing

“Në këtë sezon të gripit sezonal dhe të virusit korona ku fëmijët janë të mbyllur në shtëpi do t’i dalin në ndihmë edhe idesë së qeverisë edhe idesë së Ministrisë së Arsimit për t’i mbajtur fëmijët të edukuar para ekraneve televizive. Edhe programi i parë edhe i dytë tashmë i kanë të gatshme emisionet të cilat janë për parashkollorët”, theksoi kryeredaktorja Migena Gorenca.

Byroja e arsimit veçmë në listë ka përzgjedhur 50 arsimtarë të cilët do të ligjërojnë mësimet prej aty ku kanë mbetur nxënësit me plan programin arsimor. Ligjëratat do të shpërndahen edhe në rrjetet sociale.

“Ne do të bëjmë klasa të improvizuara, me një tabelë të zezë apo të bardhë ku arsimtari i lëndës së caktuar në orarin e caktuar do të bëjë shpjegimin të cilin e bën edhe në shkollë. Nëse është i matematikës do t’i zgjidhim problemet arsimore për klasën e pestë në nivelin ku ata kanë arritur”, tha Gorenca.

Ndryshe, “Rri në shtëpi” apo „Седи дома“ është hashtagu më i përdorur në rrjetet sociale. Me këtë hashtag mund të shihen persona të cilët japin ide të ndryshme për t’i argëtuar fëmijët e tyre, si mbjellin lule, disa këndojnë, e disa përgatisin ushqime.

Marketing