Sipas Enti hidrometeorologjik nga nesër Maqedonia do të përfshihet nga një valë e re e të ftohtit dhe lagështie, e cila do të mundësoj reshje të dëborës, kurse në pjesën juglindore të vendit pritet të ketë reshje të shiut, në nivel lokal pritet të bie mbi 30 litra shi në metër katror.
“Në shumë vende do të ketë reshje të borës, shtresat e dëborës në male do të arrijnë deri në 50 centimetra, ndërsa në vendet më të ulëta nga 10 deri në 20 centimetra”, thonë nga Enti hidrometeorologjik.
Përndryshe, moti sot është i ndryshueshëm. Deri në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë kryesisht reshje të dëborës. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 4 deri në 13 gradë.