Djali i presidentit historik Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, është shprehu i kënaqur me kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Rugova shihet në një odë në Gollak së bashku me Gani Gecin si dhe Hazir Borovcin, derisa, më këngë e valle festojnë kandidaturën e Osmanit.
“LDK besë dhe shpresë per Kosovën. Beslidhja për Vjosa Osmani-n Kryeministre.✌️✌️”, shkruan ai në Facebook.
Ukë Rugova është zgjedhur së fundmi anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, derisa, edhe ai ka votuar pro kandidaturës së Osmanit për kryeministre
Për kandidaturën e Vjosa Osmanit është parë duke festuar me vallen e Rugovës edhe Gani Geci, ish-deputet.