Nga Qeveria thonë se OBRM-PDUKM ishte e ftuar në Makedonium, por nuk u paraqitën

OBRM-PDUKM keqinformoi se ata ishin të ndaluar të vinin në Makedonium, përkundrazi, ata ishin ftuar dhe konfirmuar siç duhet, por nuk u paraqitën, thonë nga qeveria.

Marketing

“Qeveria dërgoi ftesa të rregullta deri tek i gjithë opinioni dhe të gjitha partitë politike në lidhje me ngjarjet në Ilinden në Krushevë, ndërsa OBRM-PDUKM u informua siç duhet për të gjitha detajet organizative, me çka nga ana e tyre morëm konfirmim për pjesëmarrjen e tyre.

Më 31 korrik 2019 në ora 21:36 të gjitha delegacionet morën një email me të gjitha informacionet logjistike lidhur me vendosjen e kurorave të luleve në të tre vendet (Makedonium, Sliva, Meçkin Kamen) me një ofertë të transportit të organizuar. Më 1 gusht, ata njoftuan me telefon se do të konfirmonin pjesëmarrjen e tyre, pas së cilës ata dërguan informacione nga delegacioni duke thënë se nuk do të përdorin transportin e organizuar dhe me cilat automjete do të arrinin. Fatkeqësisht ata nuk u panë të japi nderime tek varri i Nikolla Karevit në Makedonium”, thuhet në deklaratë.

Sipas qeverisë, shpërndarja e ulëseve të Meçkin Kamen është sipas standardeve protokollare, me të gjitha partitë politike, përfshirë LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, të renditura në vendin e tretë dhe të katërt.

Marketing