Nga riparues veturash në futbollist profesionist

Ardit Destani,ka arritur një hap të madhë në karrieren e tij si futbollist.

Marketing

Ai ka nënshkruar kontratë profesionale ditë më parë me ekipin e njohur zvicran FC Vaduz, pas paraqitjeve të mira me ekipin e dytë dhe U21 ku shkëlqeu me gola dhe asistime.

Destani me origjinë nga Maqedonia e Veriut hapat e parë të futbollit i nisi në moshën 11-vjeçare, teksa për disa vite ishte një punëtor në fabrikë veturash, por që asnjëherë nuk u dorëzua nga ëndërra e tij për t’u bërë futbollist.

Destani tash do të jetë i përkushtuar dhe synimi i tij i radhës është të luajë në Bundesligën gjermane dhe Kombëtaren e Kosovës.

Ardit Destani, që luan si sulmues i krahut njihet për shpejtësinë e tij pasimet dhe finalizimet para golit.

Skauti Elvin Krasniqi që punon dhe vepron në Zvicër ka vlersuar talentin e Destanit dhe është bindur se ai mund të luajë në nivele edhe me të larta nëse vazhdon përkushtimin e tij maksimal në stërvitje dhe lojë.

Te ekipi Vaduzit, Destani luaj përkrahë disa futbollistëve kosovar si Arbenit Xhemajli, Fuad Rahimi dhe Gezim Pepsi.

Marketing