Nga Rita Ora tek Trump, personazhet me sjelljen më të keqe gjatë 2020

“Bad Manners Awards” apo BMA është ngjarja vjetore e cila ‘shpërblen’ apo thënë ndryshe ndëshkon me çmime të famshmit për “sjelljet më të këqija të vitit”.

Marketing

Këto janë çmimet që ata në sytë e publikut dëshirojnë të shmangin pjesëmarrjen, shoqërimin dhe vërtet fitimin, shkruan DailyMail.

Komiteti gjykues ka kaluar disa javë duke vendosur se cilët të famshëm, politikanë apo njerëz të botës së televizionit, meritojnë një nga këto çmimet për të shënuar një shkelje të rëndë të protokollit ose sjelljeve të këqija që ata kanë treguar gjatë vitit.

“E shpërblyer” me një nga çmimet e sjelljeve më të këqija të vitit është shqiptarja Rita Ora, për shkak të festës së paligjshme që tentoi ta organizojë për 30 vjetorin e saj të lindjes.

“Eventi i sjelljeve të këqija”, ka shpërblyer edhe artisten Jess Glynne për “veshjen më të keqe të vitit”, Donald Trumpin për “sjellje të keqe”, Princin Wiliam dhe Kate Middleton për “reagim jo të mirë” në Emmy Awards etj.