Sot nga Shkupi në Tiranë udhëtuan 25 boça nga bredhi i shkatërruar i Nënë Tereze. Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare të Parqeve dhe Rekreacionit të Shqipërisë, Erinda Fino me këtë rast faleminderoi homologun e saj – drejtorin e ITSHKSH, Prof. Skende r ASANI, për këtë nismë fisnike që pritet të finalizohet në muajin tetor të këtij viti.
Bëhet fjalë për mbjellejn e 25 fidaneve nga farat që mbetën nga bredhi i shkatërruar të Nënës Terezë në Shkup.
Jo vetëm si simbolikë që lidhet me 25 vjetorin e vdekjes së Nënës Terezë, por edhe si ide që përtërinë trashëgiminë e nobelistes shqiptare përmes një parku që do të lind mu në zemër të Tiranës, ky aksion i përbashkët i ITSHKSH dhe AKPR do të shënojë fillimin e një bashkëpunimi brendakombëtar për të përtëri farat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Ballkan.
Në takimin e sotëm në Tiranë, drejtori i i ITSHKSH, Skender Asani, shprehu kënaqësinë që bashkëpunimi me Tiranën po zhvillohet në prag të mbajtjes së manifestimit tradicional kulturor e shkencor “Drita e Gonxhes” që mbahet nga 26 korriku-5 gusht, me ç’rast edhe Agjensia Kombëtare e Parqeve dhe Rekreacionit e Shqipërisë do të përfshihet në aktivitetet e përbashkëta të këtij manifestimi.