Nga shofer kamioni në kampion boksi, kjo është historia e Deontay Wilder

Kampioni botërorë i peshave të rënda, Deontay Wilder ishte vetëm 19 vjeçar kur e kuptoi se do të bëhej baba i një vajze.
Kështu ai ishte basketbollist i vitit të dytë në skuadrën e shkollës së mesme mirëpo ai për shkak të lindjes së vajzës hoqi dorë nga karriera e basketbollistit.

Marketing

Filloi të bëjë tri punë në të njëjtën kohë dhe filloi studimet për t’ju përkushtuar vajzës së tij.

Një nga punët që bënte ishte shofer kamioni, punë me të cilën arriti një stabilitet ekonomik që e ndihmoi për të kaluar pastaj në boks.

Kurse vajza e tij Naieya u detyrua të operohet pesë herë deri sa mësoi të ecën.

E në sportin e boksit ai bëri karrierë të pakrahasueshme, ku u përball me rivalë mjaftë të fortë e ku arriti të triumfojë.
Kurse tani Wilder në këtë fund javë do të ndeshet me Tyson Fury e cila pritet të jetë një ndeshje mjaftë e fortë dhe dramatike.