Në Ratkoc të Rahovecit rreth orës 19:55 në një lokal ka ndodhur një shpërthim i bombolës së gazit.
Nga shpërthimi janë lënduar 10 persona.
Klan Kosova mëson se shpërthimi ka ndodhur në një lokal të këtij fshati të quajtur “Te dollari”.
Lajmin e konfirmoi Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.
Policia me të marrë lajmin ka dalur në vendin e ngjarjes.
Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gjakovës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Nëntë nga të lënduarit po mbahen në trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës.