Shtatori pritet të sjellë çmime më të larta të disa nga artikujve themelor ushqimor. Blegtorët dhe furrtarët njoftuan se çmimi i djathit do të rritet deri në 700 denarë, ndërsa çmimi i bukës mund të rritet nga 10 në 15 për qind. Njëherësh makaronat, qumështi dhe produktet e qumështit, por pjesërisht edhe për disa lloje të bukës, ishin vetëm disa nga produktet që pas heqjes së marzhit të kufizuar dy muaj më parë, janë shtrenjtuar sërish.
Anëtarët e Odës së Zejtarisë dhe të Furrave bëjnë të ditur se buka e bardhë që tani e blejmë për 35 denarë, së shpejti do të shitet për rreth 40 denarë, në rast se mungon ndihma qeveritare. “Që nga fundi i korrikut, pas tërheqjes së Rusisë nga Marrëveshja për eksportin e drithit të Ukrainës, çmimet në bursa janë rritur me 10 deri në 15 për qind . Gjithashtu, në këtë ndikojnë rol edhe rritja e çmimeve të qumështit dhe produkteve të mishit, sepse këto produkte marrin pjesë edhe në industrinë e furrës. Situata monitorohet me kujdes dhe secili prodhues përcakton nëse do të rrisë çmimet apo do të shesë me të njëjtat çmime”, thotë Goran Gjorgievski, kryetar i Odës së Agrobiznesit pranë Lidhjes së Odave Ekonomike.
Gjithashtu sivjet, gruri vendor ishte i cilësisë së dobët, kështu që mullinjtë do të duhet të importojnë sasi më të mëdha të grurit të cilësisë më të lartë për të marrë cilësinë standarde të miellit. Mullisët aktualisht nuk planifikojnë të rrisin çmimin e miellit prej 21 denarë, sepse çmimi i miellit konkurrues nga Serbia është diku në të njëjtin nivel me atë vendor, ose më i lartë se ai vendor. Megjithatë, ata nuk garantojnë se çmimi do të mbetet i njëjtë edhe në periudhën e ardhshme, nëse çmimi i grurit vazhdon të rritet në bursë dhe nëse rriten kostot e blerjeve të reja dhe rriten çmimet e miellit konkurrues nga Serbia. Nga Shoqata e mullisëve dhe furrtarëve thonë se paralajmërimet për shtrenjtimin e bukës bazohen në kostot e prodhimtarisë, mirëpo vlerësojnë se pas harmonizimit të çmimeve me harxhimet do të ketë rritje të çmimit të bukës për dy denarë.
Në 10-12 vitet e kaluara, importi i grurit merkantil dhe miellit në Maqedoni në mesatare ka qenë 110.130 ton, që paraqet 32 për qind të nevojave të industrisë së miellit, tregojnë analizat e Odës ekonomike të Maqedonisë. Një e treta e nevojave për miell dhe grurë importohen nga jashtë, duke marrë parasysh se edhe gruri vendor nuk është në tërësi cilësor për prodhimin e bukës, apo nuk mund të shfrytëzohet nga industria vendore e miellit dhe prodhimit të bukës. Në Serbi, prej nga Maqedonia kryesisht importon grurë dhe miell sivjet do të ketë grurë të mjaftueshëm jo vetëm për konsum të brendshëm, por edhe për eksport. Rreth 700,000 hektarë u mbollën me grurë, njësoj si një vit më parë, dhe korrja ishte afërsisht 3.2 milionë ton. Nga kjo shumë, rreth 1.2 milion shkojnë për eksport.
Vetëm në vitin 2021 Maqedonia ka importuar rreth 65 mijë ton grurë dhe rreth 54 mijë ton misër nga Serbia. Nevoja për miell është 160 mijë ton, ndërsa në vitin 2021 kemi blerë rreth 35 mijë ton miell nga Serbia, tregojnë analizat e Lidhjes së Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Nga ana tjetër, çmimi i mishit nuk pritet të shtrenjtohet thonë përfaqësues të bujqve. Goce Serafimov, nënkryetar i Shoqatës së Bujqve thotë se çmimi i ulët i elbit dhe i grurit këtë vit do ta mbajë të njëjtë çmimin e mishit. Sipas tij, çmimet e drithit janë ulur këtë vit dhe nuk ka arsye të arsyeshme pse do të rritet çmimi i mishit. “Nuk do të ketë rritje të mishit sepse drithi ishte i lirë, madje çmimi është ulur që nga viti i kaluar. Industria e mishit dëshiron të ngrejë çmimin si dhe industria e qumështit, ndërsa për prodhuesit e qumështit është ulur çmimi nga 35 në 30 denarë”, thotë Serafimov.
Ndryshe, edhe në nivel botëror po rriten çmimet e ushqimeve. Ato u rritën në korrik, për herë të parë që nga fundi i vitit të kaluar, të nxitura nga blerja e vajrave bimore pas skadimit të marrëveshjes së eksportit të Detit të Zi, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara- FAO.
Shporta e çmimeve të indeksit të produkteve ushqimore bazë u rrit në korrik me 1.3 për qind krahasuar me vlerën e rishikuar në muajin maj .Me këtë po përfundon periudha gjashtëmujore e rënies së çmimeve. Drithërat janë sërish pak më të lira në korrik, me 0.5 për qind në krahasim me majin, pasi rënia e çmimit të drithërave të trashë, si misri, amortizoi çmimet më të larta të grurit dhe orizit.
Misri ka rënë me 4.8 për qind për shkak të korrjes së mirë të pritur në Amerikën e Jugut dhe rimëkëmbjes graduale të prodhimit në SHBA. Gruri u rrit përsëri me 1.6 për qind për shkak të eksporteve të pasigurta të Ukrainës dhe thatësirës në Amerikën e Veriut.
Orizi është blerë më së shumti, me 2.8 për qind, për shkak të eksporteve të kufizuara indiane, të cilat mund të kërcënojnë furnizimin me ushqim për më të varfrit, paralajmëron FAO. “Në muajin korrik, çmimet e qumështit dhe produkteve të qumështit si dhe të mishit shënuan rënie të lehtë, për shkak të ofertës së fortë. Çmimi i sheqerit ra më shumë në korrik, me gati katër për qind, për shkak të perspektivave të favorshme të ofertës nga Brazili dhe India”, konstaton FAO. (koha.mk)