Nga shtatori ndalohen celularët dhe tabletat në shkolla

Celularët dhe tabletat do ndalohen në të gjitha shkollat franceze këtë vit akademik pasi një ligj i ri u votua dje (30 korrik) në Parlament.

Marketing

Ndalimi i celularit do të zbatohet për të gjithë nxënësit deri në moshën 15 vjeç. Ligji do të fillojë që në shtator të këtij viti.

Ligji i ri përmbush një premtim që nga fushata e Presidenti Emmanuel Macron, por është kritikuar nga opozita si një “marifet publiciteti”.

Opozita e ka quajtur projektligjin ‘kozmetik’ dhe tha se nuk do të ketë ndonjë ndikim në jetën reale.