Nga sot Shqipëria pjesë e Programit të Europës Digjitale

Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale duke filluar nga sot. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Marketing

Rama shkruan se në kuadër të marrëveshjes së firmosur në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro.

Më tej, kreu i qeverisë shkruan se agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE.

“Lajmi i mirë! Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosje e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE”,-shkruan Rama