Nga dita e sotme deri më 5 shkurt studentët mund të apikojnë për ushqim të subvencionuar, njoftuan nga ministria e arsimit dhe shkencës. Nga atje thonë se studentët që i plotësojnë kushtet, por nuk kanë aplikuar më parë mund të dorëzojnë aplikim elektronik përmes portalit të Shërbimeve elektronike e-uslugi. “Të drejtë subvencionimi kanë studentët e rregullt në universitetet shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nuk janë në punë të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore mbi asnjë bazë më të madhe se paga minimale neto”, thonë ata.