Nga Tetova kanë emigruar 16 dhe jo 70 mjekë

Oda e mjekëve të Maqedonisë sot ka përgënjeshtruar lajmin se 70 mjekë nga rajoni i Pollogut kanë kërkuar vërtetime për të emigruar jashtë vendit. Përfaqësuesja e Odës, Kalinka Stardellova thotë se nga ky rajon nga fillimi i vitit ketë vërtetim e kanë marrë vetëm 16 mjekë, ndërsa kërkesa të reja nuk ka. Sipas saj, deri tani Maqedoninë e kanë braktisur gjithsej 173 mjekë.

Marketing

Ministri i shëndetësisë Venko Filipce thotë se do të bëjnë çmos të pengojnë largimin e mjekëve për në shtetet evropine duke rritur rrogat e tyre në shtatot dhe në janarë të vitit të ardhshëm. Ai tha se deri tani janë punësuar mbi një mijë mjekë dhe personel tjetër mjekësor duke premtuar se do ketë edhe punësime të reja.

“E di se është vështirë, unë jam i sigurtë se këto masa do ti motivojnë mjekët të qëndrojnë në Maqedoni. Planifikojmë edhe një valë të re të punësimit të mjekëve vakantë për të cilët do të sigurohen edhe mjete nga buxheti në shtator”- thotë ministri Filipçe.

Më shumë punësime pritet të bëhen në Shtëpinë e shëndetit në Shkup, ku mungojnë shumë kuadro të urgjencës.

Marketing