Nga viti 2030 me tren drejt Shqipërisë dhe Bullgarisë

Nga viti 2030 Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Bullgaria do të lidhen mes vete edhe përmes rrjetit hekurudhor.

Marketing

Për realizimin e këtij projekti u nënshkrua sot marrëveshja mes “Hekurudhave të Shqipërisë”, “Hekurudhave të Maqedonisë së Veriut” dhe “Infrastrukturës Hekurudhore” të Bullgarisë.

Pjesa e infrastrukturës hekurudhore që do të ndërtohet në territorin e vendit tonë do të ketë rreth 100 ura dhe 40 tunele, ndërsa ndërtimi i saj do të kushtojë mbi 500 mijë euro.

Realizimi i këtij projekti do të ndikojë edhe në krijimin e kushteve më të volitshme turistike në zonën e Liqenit të Ohrit që është nën mbrojtjen e UNESKOS.

Gjatësia e përgjithshme e këtij korridori është mbi 1.200 kilometra. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë siguruar mjete për realizimin e këtij projekti përmes Bankës Europiane të Investimeve dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa Bullgaria përmes mekanizmit “Europa e Lidhur”.