Ngacmimet seksuale në vendet e punës, OJQ-të: Ekzistojnë, por pak kanë guxim të flasin

Ekziston një shkallë e lartë e ngacmimit seksual të grave në vendet e punës.

Marketing

Këtë të dhënë shqetësuese e tregon hulumtimi i organizatave joqeveritare. Sektori civil kërkon ngritjen e vetëdijes dhe mekanizma më të mirë për mbrojtjen e viktimave. Problem është se procedurat gjyqësore janë të gjata dhe të shtrenjta ndërsa stigma është edhe më tej e pranishme.

“Sipas ligjit, femrat duhet të kthehen te punëdhënësi dhe nëse kontesti nuk zgjidhet te punëdhënësi, atëherë ekziston mbrojtje ligjore ku mund të mbështeten femrat, më pas ata duhet të ngrenë padi ose të hapin procedurë gjyqësore. Problemi qëndron këtu se procedurat jo vetëm që janë shumë të gjata dhe të shtrenjta, por kur bëhet fjalë për ngacmime në vendet e punës, dhunë apo çfarëdo lloj diskriminimi tjetër dhe ajo që tashmë e dimë është se nuk kanë guxim të ngrenë padi të tilla edhe pse sipas hulumtimit që kemi realizuar një gjë e tillë është prezente, sepse shkalla e ngacmimit seksual ndaj femrave është shumë e lartë”,- u shpreh Sneska Ilijic nga Organizata hulumtuese “Reaktor”.

“Ekzistojnë rregulla që përcaktojnë se çfarë nënkupton përgjegjësi, punë në një kompani. Disa pjesë të këtyre parimeve universale janë edhe respektimi i të gjitha ligjeve, respektimi i dinjitetit dhe individualitetit të të punësuarit. Inkurajimin e vendeve të ndryshme të punës dhe krijimin e një rrethi të sigurt për femrat dhe të gjitha grupet e ndryshme të margjinalizuara”- tha përfaqësuesja e Odës Ekonomike Amerikane.

Nga Oda Ekonomike Amerikane thonë duhet që të investohet në trajnimin e të punësuarve që të rritet aftësia e tyre intelektuale.