Nganjëherë është mirë të distancohemi nga telefoni

Shumica prej nesh, kemi një koleksion mbresëlënës të pajisjeve të teknologjisë së lartë, në duart e tona.
E ky fakt, bën që të mos qëndrosh në kontakt as me familjen tënde, sepse tërë mbështetjen e shohim në këto pajisje.
Pedagogu i Universitetin të Derby, dr. Zaheer Hussain, tregon disavantazhet e përdorimit të telefonave.

Marketing

“Njerëzit i kontrollojnë smartfonët e tyre mesatarisht 41 herë në ditë, ku me ç’rast varësia ndaj telefonave përfshinë simptomat e ankthit dhe depresionit”.

Edhe pse statistikat e fundit, tregojnë që mesatarja britanike shpenzon gjashtë orë duke shikuar në ekran çdo ditë, është një studim i ri ai i cili sugjeron që ky realitet mund të ndryshojë.

Gjigandi i blerjeve online, eBay, ka zbuluar se shitjet e pajisjeve të teknologjisë, kanë rënë. Duke u zëvendësuar me gjëra më tradicionale si, peshkimi, librat, etj.
Disa prindër e përdorin shumë teknologjinë, por kjo nuk është aspak gjë e mirë në aspektin e të qenurit model për fëmijët e tyre.

Ndryshe, një iniciativë tjetër sugjeron që njerëzit të marrin pushim prej 30 ditësh nga mediat sociale.

Marketing