Ngecin bisedimet për PSP-në

Edhe pse ishte paralajmëruar, gjatë fundjavës nuk vazhduan bisedimet mes grupeve të punës mes pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë publike me të cilën duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska lidhur me 65-të amendamentet të cilat i dorëzoi opozitarja VMRO-DPMNE për Ligjin për Prokurorinë publike ka deklaruar se qëllimi është të shkatërrojnë PSP-në dhe të ndalojnë me procedurat. “Me ato amendamente shkatërrohet PSP-ja, shkatërrohen hetimet dhe procedurat të cilat i ka marrë PSP-ja.

Ato nuk janë amendamente të cilët mund të përmirësojnë tekstin”, tha Deskoska për TV21. Ajo tha se nuk është optimiste se do të arrihet marrëveshje me VMRO-DPMNE-në. “Konkluzioni ishte se VMRO-DPMNE duhet të bëjë konsultime me qëllim që t’i harmonizojë qëndrimet me rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare, sepse ligji vetëm për sjellje të ligjit nuk është diçka që do të na mundësojë hapje të negociatave me BE-në”, deklaroi Deskoska.

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski dje në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë takime të grupeve të punës lidhur me ndryshimet në Ligjin për Prokurorinë publike ka deklaruar se takimi duhet ta caktojë Ministria e Drejtësisë, ose ministrja Deskoska. “Me sa e di është lënë periudhë për konsultime brendapartiake pas së cilës do të pasojë takim i ri i grupeve të punës”, ka thënë Stoillkovski.