Ballina Aktuale Ngecin punimet në autostradën Kërçovë – Ohër

Ngecin punimet në autostradën Kërçovë – Ohër

Ende nuk ka asgjë nga punimet e autostradës Kërçovë-Ohër. Në pjesën më të madhe të autostradës në dalje të Ohrit drejtë Kërçovës nuk punohet fare, nuk ka punëtorë e as makineri punuese, edhe përkundër paralajmërimeve të Qeverisë se problemet janë zgjidhur dhe se mund të vazhdojnë punimet. Në ndërkohë po rrënohet edhe ajo që bërë deri tani është. Qytetarët me mendime të ndara për paralajmërimet e Qeverisë se autostrada do të përfundojë në vitin 2021.

Marketing

Mendoj se do bëhet. Jam optimist. Shpresoj se deri në vitin 2021 do përfundojë- thotë një qytetar.

Nga sektori i turizmit, por edhe ekspertët ndërtimorë kërkojnë të përshpejtohen punimet dhe autostrada të përfundojë në afatin e caktuar.

Kemi ankesa të shumta nga turistët që aterojnë në Shkup. Thonë se më shumë kohë ju duhet të arrijnë në Ohër nga Shkupi sesa të vijnë nga Norvegjia në Shkup me aeroplan-tha Ana Jançeva, punonjëse turistike.

Duhet të punohet. Të ndahet puna nga politika. Politika është deri në investimin, ndërsa më pas duhet punë. Nëse punohet mund të përfundojë edhe këtë vit, nëse nuk punohet, atëherë nuk është gati as deri në vitin 2030- deklaroi profesori Kiril Gjorgjiev.

Nga Ministria e Transportit për Alsat thonë se intensifikimi i punimeve në autostradë do të bëhet me fillimin e sezonit ndërtimor, gjegjësisht kur kushtet e motit të lejojnë një gjë të tillë. Me aneksin e tretë të marrëveshjes mes shtetit dhe kompanisë kineze Sinohidro ishte konfirmuar nevoja për 178 milionë euro plotësuese për këtë aks. Me këtë, ndërtimi i autostradës së gjatë 57 kilometra që fillimisht duhej të ishte gati në janar të vitit 2018, do të kushtojë 598 milionë euro.

Marketing
Exit mobile version