Ngiste “BMW” me 91 km/h në vendbanim, arr’estohet 19-vjeçari nga Kumanova!

Një 19 -vjeçar nga Kumanova ka përfunduar nën pranga pasi është kapur teksa ngiste “BMW”-në me 91 kilometra në orë në vendbanim, ku shpejtësia e lejuar është vetëm 40 kilometra në orë.

Marketing

“Më 25.05.2025 në ora 18.20, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në trafikun rrugor në kuadër të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria S.M.(19) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor është konstatuar se ai ngiste veturën “BMW” me shpejtësi prej 91 kilometra në orë në vendbanim ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të shqiptohet kallëzim penal në bazë të nenit 297-a nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.