Ngjarja në Kosovë/ Ish-infermieria: Nuk ishte e dhunshme, kishim marrëdhënie të mira

Në lidhje me rastin e dhunës ndaj një të moshuare në azilin e pleqëve në Pejë të Kosovës ka reaguar dhe një ish-infermiere e këtij institucioni.

Marketing

Gjatë një prononcimi për “News 24”, ish-punonjësja e azilit, Valmira Gergoci deklaroi se gjatë ushtrimit të detyrës për rreth 2 vite në këtë institucion është kujdesur për të moshuarën e dhunuar. Gergoci u shpreh se zonja e dhunuar nuk është një person agresiv.

Sipas infermieres, e moshuara mund të ketë shfaqur në disa raste shenja nervozizmi për shkak të sëmundjes, por kurrsesi dhunë.

“Kur e kemi parë nuk e kemi besuar që ka ndodhur, jemi shokuar nga ngjarja. Veprimi i saj është i pajustifikueshëm.  Kemi punuar në azil, ndihemi shumë të shokuara nga ngjarja. Unë kam punuar rreth 2 vite aty dhe nuk kemi pasur asnjë ankesa ose raste të tilla. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me zonjën e dhunuar dhe me gjithë banorët, kemi qeshur bashkë e kemi qarë bashkë. Kanë qenë ditë shumë të mra, ajo nuk është person agresiv megjithse sëmundja bën të vetën. Nuk e justifikon asgjë atë që kanë bërë ato persona, çfarëdo sëmundje të ketë zonja nuk mund të goditet me shuplaka edhe nëse ka pasur ndodnjë reagim të dhunshëm. Djali i saj ka qenë jashtë shtetit, vajza e saj vinte shpesh dhe e vizitonte, nuk kemi pasur mosmarrëveshje asnjëherë me familjarët e saj. Zonja ndonjëherë prej sëmundjes mund të ketë pasur reagime nervoze por jo dhunë”, u shpreh ajo.