Ngjarja që ka tronditur opinionin: E mbyti të dashurën, doli i qetë nga shtëpia, iu bëri kamerave me dorë dhe ushqej macen i qetë

Një burrë në Turqi akuzohet se ka mbytur të dashurën e tij gjatë seksit, para se me qetesi të ushqente macen e saj dhe të dilte nga apartamenti duke përshëndetur me dorë nga kamera.

24 vjeçari Eray Hakver, ishte takuar me të dashurën e tij Cennet Tuba Tokbas, 22 vjeçe, në apartamentin e saj në provincën turke Denizli më 10 nëntor vitin e shkuar.

Çifti që shoqëroheshin prej dy muajsh, ishin duke kryer marrëdhënie seksuale kur Hakver akuzohet se e ka mbytur vajzën për vdekje.

Marketing

Më pas vrasësi kishte ushqyer macen e shtëpisë para se të largohej nga apartamenti, duke ia bërë me dorë nga kamerat e sigurisë, shkruajnë mediat lokale.

Më vonë ai kishte marrë në telefon nënën e tij, për t’i thënë se vajza “mund të ketë vdekur” pasi e kishte lënë trupin e saj të palëvizur përtokë. Por nëna e djalit kishte telefonuar menjëherë policinë për të raportuar atë që kishte bërë i biri.

Cennet ishte në vitin e fundit të fakultetit të artit në Universitetin e Pamukkale.

Ai tha më vonë se e kishte mbytur të dashurën gjatë seksit dhe se ajo nuk kishte bërë rezistencë.

Por gjatë hetimeve, ADN-ja e Havker u gjet nën thonjtë e Cennet, që do të thotë se ajo kishte luftuar teksa ai e mbyste për vdekje, raportojnë mediat lokale.

Gjithashtu largimi i tij i qetë nga skena e krimit pa njoftuar shërbimet e emergjencës, bënë prokurorët të akuzojnë se ishte një sulm i menduar mirë, dhe jo një lojë seksi që shkoi keq.

Gjyqi vazhdon.