Ngjarje e rëndë: 13 vjeçari shqiptar vrau veten me armë gjahu!

Një fëmijë 13-vjeçar, ka vrarë veten me armën e gjahut të babait të tij, Ngjarja ka ndodhur në një banesë në Laknas, Kamëz – Shqipëri.

Marketing

Policia saktëson se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut, njoftojnë mediat shqiptare.

Informacion paraprak:
Në lagjen “Laknas” në Kamëz, dyshohet që shtetasi i mitur E. D., 13 vjeç, është vetëvrarë me armën e gjahut të babait tij, në një banesë të vjetër në pronësi të familjes së tij.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër, përveç dëmtimeve të shkaktuara nga arma e gjahut.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorit, po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Marketing