Ngjarje e rëndë në Itali: 37-vjeçari shqiptar humb jetën pasi goditet nga treni në Milano

Një e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 10 marsit në Milano të Italisë, ku një 37-vjeçar është goditur nga treni.

Mediat italiane kanë raportuar se 37-vjeçari qk ka vdekur është me origjinë shqiptare.

Sipas raporteve të policisë, burri 37-vjeçari shqiptar po ecte përgjatë shinave, kur iu afrua një tren në lëvizje dhe goditi atë.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një akt të qëllimshëm apo aksident gjatë një kalimi të rrezikshëm.

Për këtë arsye, policia po heton rastin për zbardhjen e fakteve.

Marketing