Ngjarje makabre, nëna shqiptare pasi sjell në jetë foshnjën, e fut në valixhe dhe i vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ditën e sotme.

Marketing

Mësohet se një grua ka lindur fëmijën dhe e ka futur më pas në një valixhe. Për pasojë, foshnja ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit ndërsa nëna e fëmijës, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme.

Mësohet se fëmijën pa shenja jete e ka gjetur në banesë bashkëshorti i gruas që e solli në jetë. Ai kishte ardhur nga emigracioni dje.

Bashkëshorti i ka thënë policisë se kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe se fëmija që gjeti të pajetë nuk ishte i tij.

Çifti ka dhe një fëmijë tjetër, 15 vjeç.