Ngjela: Ja pse e kane frike dhe nuk e duan bashkimin ‘Shqipëri-Kosovë’

vokat Spartak Ngjela vlereson qendrimin e kryeministrit te Kosoves, Ramush Haradinaj per taksen 100% ndaj mallrave serbe, duke e quajtur kete “rastin e parë në historinë e Shqipërisë kur shqiptarët i treguan Beogradit se “iku koha kur ju blenit dhe paguanit lidërshipët shqiptarë në Tiranë në 100 vjet dhe në Prishtinë po kaq”.

Marketing

Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne FB, Ngjela thekson se “Duhet guxim në këtë kohë sepse vetëm politikën amerikane kemi njëqind përqind me shqiptarët. Të tjerët nuk e duan një dhe proamerikane në këtë zonë”.

Cili është pozicioni historik i qëndrimit burrëror të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj?

l.
Qëndresa Haradinaj për taksën 100 përqind të vendosur për mallrat serbe që hyjnë në Kosovë, krijon rastin e parë në historinë e Shqipërisë kur shqiptarët i treguan Beogradit se “iku koha kur ju blenit dhe paguanit lidërshipët shqiptarë në Tiranë në 100 vjet dhe në Prishtinë po kaq”.

Kjo sigurisht që do të jetë kohë me pulsacione, por shqiptarët me vullnetin sublim të kosovarëve, të kryeministërit Ramush Haradinaj dhe qeverisë së tij, do të vendosin fillimin e heroikës moderne shqiptare.

Shqiptarët sot kanë nevojë për një heroikë të re kombëtare. Kjo kuptohet sak nga vrulli i madh shpirtëror që ka marrë sot në Shqipëri dhe sidomos në Kosovë heroika kastriotiane e Skënderbeut.
Duhet të kujtohemi për ta theksuar se, sa herë një popull evokon me forcë historinë e vet heroike, kuptohet se ai ka nevojën për të filluar një heroikë të re kombëtare.

Taksa 100 përqind e vendosur ndaj Serbisë kundër abuzimit me dinjitetin dhe pasurinë e shqiptarëve, është fillimi i një heroike të re shqiptare. Goditja frontale ekonomike kundër armikut shekullor dhe të përbindshëm të shqiptarëve, është akt i pastër që tregon se në botën shqiptare po lind një heroikë e re.

ll.
Serbia po jeton duke shfrytëzuar dy vuajtje të mëdha të Kosovës: ajo paguan korrupsionin botëror kundër njohjes së Kosovës, dhe zhvat të ardhurat e 2 milionë shqiptarëve të Kosovës me një tregti dumpingu që kuptohet se është e subvencionuar nga shteti serb.

Ndërhyrja dinjitoze e kryeministrit Haradinaj për taksën 100 për qind kundrejt mallrave me dumping të Serbisë, ngre lart dinjitetin shqiptar dhe ekonominë shqiptare, dhe ngre po ashtu lart moralin shqiptar në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por në të njëjtën kohë, ajo e shkallmon përfundimisht dumpimgun antishqiptar, dhe, ndërsa godet shumë rëndë ekonominë e Serbisë, i hap rrugën e kooperimit ekonomisë midis dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Koha historike proshqiptare i ka trembur prej kohesh hordhitë serbe, por kjo ndërhyrje frontale që iu bëri kryeministri Haradinaj, do ta shihni sesi do t’i zgërlaqë plotësisht. Që nga ky moment në fakt do të nisë të funksionojë me forcë të mirëfilltë ekonomike bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kosovë, deri tani i ndaluar nga dumpingu i fëlligësht serb. Në funksion të kësaj mase, shpejt do të rinisë vrullshëm prodhimi i mallrave në rrafshin Shqipëri-Kosovë, dhe strukturimi normal i tregut të lirë e të përbashkët i dy shteteve shqiptare.

lll.
Ajo që të bën përshtypje në këtë kohë është fakti që ka disa shtete të Bashkimit Evropian që janë tensionuar dhe nuk duan ta pranojnë masën e tarifës 100 përqind të Kosovës ndaj Serbisë. Po e kanë gabim dhe po dalin zbuluar. Pse, nuk e kanë ditur këto politika që Serbia ka aplikuar dumpimg kundrejt mallrave që ajo shet në Kosovë, në mënyrë që, me subvrncionim shtetëror, të ulë çmimin artificialisht dhe të godasë rëndë efiçencën ekonomike të prodhimit në Kosovë? Bashkimi Europian e ka të ndaluar me ligj dumpingun, por po e shohim se nuk ka folur fare për rastin e Kosovës. Atëherë le ta mësojnë tani këto shtete që Serbia ka cenuar rëndë ligjin ndërkombëtar të tregtisë, dhe njëherësh edhe dinjitetin e ekonomisë së Kosovës.

Në një sens politik, taksa që vendosi qeveria e Kosovës, e shëmb përfundimisht gënjeshtrën e politikës serbe se gjendjen e politikës në Kosovë e drejton ajo. Akti i taksës njëqind përqind për mallrat serbe, është në fakt një akt i pastër juridik që vërteton faktikisht pavarësinë reale të Kosovës si shtet i mëvetësishëm.

Duhet guxim në këtë kohë sepse vetëm politikën amerikane kemi njëqind përqind me shqiptarët. Të tjerët nuk e duan një dhe proamerikane në këtë zonë. Kjo është arsyeja që shqiptarët në këto momente historike duhet të tregohen të fortë jashtë frymës së qeverisë. Qeveritë shqiptare ka njëqind vjet që ushqehen politikisht nga Athina dhe nga Beogradi. E tillë është edhe pjesa më me madhe e medias shqiptate sot.

Por duhet të kujtohemi, se heroika ka qenë dhe është vetëm ajo që del nga fryma e popullit, në një kohë kur qeveritë nuk janë me këtë frymë. Në këtë rast qeveritë i shkojnë zorile pas frymës popullore dhe nuk e drejtojnë dot.